Pogradec – Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
3 automjetet me drejtues shtetasit me inicialet E. Q., Ch. R. dhe E. L. janë përplasur në afërsi të fshatit Udënisht.
“Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.”,- njofton policia.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Tre orë më pas një tjetër aksident u regjistrua në këtë aks, në afërsi të fshatit Buqezë.
Sipas informacioneve të para në këtë aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa raportohet edhe për të plagosur.
Bëhet me dije se policia dhe një ambulancë kanë mbërritur në vendngjarje.
Aksidenti ka sjellë bllokimin e rrugës dhe si rrjedhojë krijimin e trafikut.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Një tjetër aksident është regjistruar në Lezhë.
Dy automjete u përplasën kokë me kokë me njëra tjetrën pranë kryqëzimit të Urës së Cenit dhe për pasoja njëri prej drejtuesve ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i dyti qe ndodh në diën e parë të vitit te ri në rrugët e Lezhës.
Lezhë - Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.
Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit mësohet se janë plagosur dy gra, të cilat aktualisht ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Lajmi në përditësim...