Bëhet fjalë për një shofer 48 vjeçar, i cili prej kohësh jetonte në Gjermani.
Ai është Edmond Boci, i cili paraditen e djeshme, teksa drejtonte një kamion transporti të një kompanie gjermane u përplas me një trajler me targa çeke.
Por dhënia e ndihmës së parë ndaj tij vonoi për shkak të një veture e cila udhëtonte në korsinë e emergjencave. Ky denoncim i rëndë mbërriti direkt në faqen facebook të Zjarrfikësve të San Michele all'Adige, të cilët ndërhyrnë dje në mëngje në autostradën A22 në aksidentin që fatkeqësisht i mori jetën shoferit të kamionit.
Me sa duket, ndërmjet shoferëve të mbetur të bllokuar në pjesën e autostradës përpara vendit të aksidentit, dikush mendoi që të devijonte në korsinë e emergjencës. Një veprim, i cili, përveçse ndalohet, mund të cungojë në mënyrë serioze shpejtësinë e ndërhyrjes për dhënien e ndihmës së shpejtë.
[gallery]24691[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO











