Ky është një aksident i tmerrshëm ku një vajzë e vogël ka shpëtuar mrekullisht pas daljes nga dritarja e makinës gjatë momentit të përplasjes.

Pamjet e aksidentit u filmuan nga DashCam në rrugën Miass në Rusi.

Vajza e cila ishte e moshës 4 vjeç nuk kishte vendosur rripin e sigurimit në momentin e përplasjes.

Ajo ndodhej së bashku me prindërit e saj në makinë, ku këta të fundit nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.