George Clooney është një ndër artistët më të famshëm në botën e industrisë së filmit. Aktori 52-vjeçar hollywoodian ka pësuar një aksident duke goditur një makinë në Sardenja të Italisë. Aksidenti ka ndodhur gjatë xhirimeve të serialit Catch 22.
Amerikani ishte duke ngarë një motoçikletë, kur papritur para vetes iu shfaq një makinë, me të cilën u përplas në Costa Corallina. Clooney u transportua në shërbimin e urgjencës të spitalit John Paul II, ende nuk dihet se për çfarë lëndime bëhet fjalë.
Në pamjet e publikuara nga mediat italiane shihet George Clooney që fluturon në ajër dhe më pas rrëzohet në tokë. Clooney arriti në Sardenjë për të drejtuar një miniserie televizive të quajtur Catch 22, bazuar në romanin e autorit amerikan Joseph Heller të shkruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë, Clooney është duke punuar në projekte të reja filmike që do të mund t’i shohim gjatë muajve në vazhdim në ekranet e mëdha të kinemave botërore.