VIDEO/ Amendamenti i Finos
nervozon Braçen, ikën nga Kuvendi

VIDEO/ Amendamenti i Finos<br />nervozon Braçen, ikën nga Kuvendi
TIRANE - Ndërsa seanca parlamentare e kësaj të enjteje ishte drejt fundit, deputetët e mazhorancës u përfshinë në një debat pas propozimit të papritur që Bashkim Fino bëri për të shtuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Territoriale 4 punonjës, nga 8 që janë caktuar.

Edhe pse amendamenti nuk i ishte paraqitur Kuvendit 24 orë para ashtu siç e parashikon rregullorja, kryeparlamentari Meta mundi të marrë fillimisht dakordësinë e deputetëve për ta hedhur në votim propozimin e Finos, i cili i mori votat për miratim. Por ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace la sallën e Kuvendit në shenjë kundërshtie ndaj këtij amendamenti, kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi kërkoi që votimi të shpallet i pavlefshëm pasi ishte në kundërshtim me rregulloren. Në zbatim të kësaj të fundit, kryeparlamentari Meta hodhi edhe një herë në votim propozimet e Komisionit të Ekonomisë.

Por në mes të këtij debati ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama i cili tha se përmes ndërhyrjeve të tjera ligjore  jashtë buxhetit të 2015-ës do të bëhet e mundur shtimi i numrit të punonjësve të kësaj strukture të kërkuar nga deputeti Fino. “Kjo është e vetmja mënyrë për të arbitruar një ndeshje mes Finos dhe Braçes”, tha Rama.

Diskutimet u zhvilluan ndërsa votohej nenpër nën projektligji i buxhetit të vitit 2015, i cili kaloi me 81 vota pro dhe 3 kundër.

Në seancën plenare ku ndonëse pa opozitën, nuk munguan dhe debatet mes vetë deputeteve të mazhorancës, u rrëzua edhe amendamenti i Lëvizjes Socialiste për Integrim që kërkonte rritje fondi për mbështetjen ndaj biznesit fason.

Ja debatet e shkaktuara pas kerkeses se Finos te zbardhura nga gazetaret e redaksise online te Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ 31 pikë diferencë dhe përmbysje, Besëlidhja fiton serinë e parë të finaleve kundër Teutës

Basketboll meshkuj/ 31 pikë diferencë dhe përmbysje, Besëlidhja fiton serinë e parë të finaleve kundër Teutës