Një i ri, i cili dyshohet se eshte shqiptar është rrëmbyer në Brighton të Anglisë të dielën. Momenti kur i riu rrëmbehet nga tre persona në mes të ditës është filmuar nga kamerat e sigurisë së qytetit dhe hetuesit i bëjnë thirrje komunitetit shqiptar atje për të mundësuar identifikimin e tij.
Dy shqiptarë janë vënë në pranga deri më tani të dyshuar si të përfshirë në këtë akt kriminal, përkatësisht Gazmend Mula 29 vjeç dhe Ilir Hasa 23 vjeç, ku gjatë arrestimit u janë gjetur dhe armë të ftohta.
Në videon e publikuar nga policia duket fillimisht shqiptari me syze dhe me mjekër duke ecur, më pas sic shihet në pamje një i dyshuar e pret pranë një taksie. Vetëm pak minuta më pas ai përfundon i mbërthyer nga tre persona që e fusin me dhunë në një makinë të bardhë Vauxhall Astra në zonën e Kemptown-it.
Makina është gjetur e parkuar në një zonë tjetër dhe mjekët ligjorë po ekzaminojnë të dhënat por ende pa zbuluar asgjë, ndërsa po përpiqen të zbulojnë ku ka qenë që prej ditës së dielë.
I riu i rrëmbyer sipas policisë dyshohet se ishte kumarxhi, ndaj për këtë arsye është kërkuar dhe ndihma e stafit dhe frekuentuesve të pikave të basteve për më tepër informacione. Kërkimet vazhdojnë dhe në spitalet e zonës, pasi dyshohet se ai mund të jetë lënduar, por deri më tani nuk ka ende asnjë të dhënë mbi fatin e shqiptarit. Pistë kyçe është edhe ajo e zbulimit të identitetit të personit që shoqëronte të riun e rrëmbyer si dëshmitari kryesor i ngjarjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO