ANGLI - Anis Mehmeti la Bristol Cityn në merkaton e janarit për të kaluar në radhët e Ipswich, po në Championship, me sulmuesin e Kombëtares që nuk e ka harruar 'vesin' e golit.

Për raundin e 35-të të Championshipit anglez të futbollit, Ipswichi fitoi 3-0 të shtunën kundër Swansea. Goli i parë dhe ai që i hapi rrugën vendasve për të marrë tri pikët u shënua nga Anis Mehmeti.

Vetëm pas tre minutave lojë, topi i mbetur në zonë u kthye në një shans ideal për Mehmetin, i cili 'çau rrjetën' me një të djathtë të fuqishme e cila u ndal në trekëndëshin e majtë të portierit Vigouroux.

25-vjeçari Mehmeti vijon të tregojë formën e mirë këtë sezon, teksa ka shënuar 11 gola, nëntë me fanellën e Bristol dhe dy me atë të Ipswich. Një sinjal për trajnerin Sylvinho, kjo pasi braziliani e ka 'harruar' dhe prej shumë kohësh nuk e ka ftuar në kombëtaren shqiptare të futbollit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?