Federata Serbe e Futbollit u ankua në UEFA për koret e tifozëve të Shqipërisë dhe Kroacisë në ndeshjen mes tyre, teksa në një video duket qartë dhuna që tifozët e Serbisë kanë ushtruar ndaj një personi.

Në videon e bërë virale në rrjet duket se tregon të kundërtën e asaj që serbët janë ankuar në UEFA. Ata sulmojnë një njeri me ngjyrë, duke mos e lejuar atë që të futet në tren deri në momentin që treni niset.