Seanca për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Flasin Rrjepaj e Rrapaj

Seanca për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Flasin Rrjepaj e Rrapaj

Ish-ministri Ilir Beqaj, në SPAK

Tiranë- Gjykata e Posaçme po vazhdon seancën paraprake të dosjes së Sterilizimit, e cila ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm (12 Dhjetor).

Fillimisht ka folur ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj sipas rendit të përcaktuar që në seancën e kaluar që u shty dhe më pas biznesmeni Ilir Rrapaj. Si ish-zyrtari, ashtu edhe investitori ndodhen prej kohësh nën masën e arrestit me burg, teksa nën akuzë në gjendje të lirë për këtë dosje ndiqet ish-ministri Ilir Beqaj, 6 ish-zyrtarë të tjerë dhe biznesmeni (8 gjithsej).

Avokati i ish-ministrit mësohet se gjatë seancës i kërkoi trupës gjykuese që klienti i tij, që ndodhet në paraburgim prej kësaj vere për dosjen tjetër të fondeve të SASPAC, të mbante shishe uji në sallë, praktikë që në fakt ish-zyrtari i lartë socialist e ndoqi edhe gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë në Kuvend javë më parë.

Ish-ministri u tregua kritik me kushtet e gjykimit dhe logjistikën në sallë, duke bërë krahasime me Gjykatën e Hagës.

“Hashim Thaçi në sallë me kompjuter para, me tavoline dhe afër me avokatin. Ne këtu prapa xhamit, me shënime dore që flasim për tabela të studimit të fizibilitetit, pa tavolinë, pa kompjuter dhe pa pasur mundësinë të kemi afër avokatin”.

Beqaj dëshmoi për gati 8 orë seancën e kaluar në GJKKO, (më 5 Dhjetor) për çështjen e Sterilizimit, ku është i pandehur për shpërdorim të detyrës.

Ish-ministri Beqaj është arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik, kur dhe GJKKO e la në burg, kurse për çështjen e Sterilizimit po ndiqet në gjendje të lirë. Në këtë dosje ka 8 persona nën akuzë, mes tyre edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, teksa në muajin Mars të këtij viti SPAK e dërgoi dosjen e Sterilizimit për gjykim.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte

Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte