Në Voskopojë të Korçës parqet e bletëve janë sulmuar së fundmi nga arinjtë. Dëmet kanë qënë të vogla por sulmi i përsëritur dhe në zona të tjera. Siç shihet në pamje kosheret e bletëve janë shkatërruar nga arinjtë që kërkojnë mjaltë. Antoni Falo, bletërritës prej më shumë se 30 vitesh tregon për Report TV se ky fenomen i ka ndodhur për herë të parë atij, por ka dëgjuar se arinjtë ka bërë dëme dhe tek bletërritës të tjerë në fshatrat pranë Voskopojës.

Mungesa e ushqimit në male ka bërë që arinjtë të dalin nga habitati i tyre dhe të kërkojnë ushqim në zona të banuara. Në këtë periudhë parqet e bletëve çlirojnë aromën e mjaltit, gjë e cila tërheq arinjtë. Ndërkaq bletërritësit në ketë zonë janë kujdesur të vendosin ndricues të mëdhenj dhe rrethime të larta për të mbajtur larg arinjtë që kanë zbritur nga mali.