Me siguri kur blini një bluzë të leshtë në dyqan, nuk e çoni aspak nëpërmend si prodhohet ajo bluzë, nga meret leshi, apo në ç’tortura i duhet të kalojë kafshës së gjorë që ti të veshësh pikërisht atë bluze.

Organizata jofitimprurëse PETA, që mbron të drejtat e kafshëve, ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shfaq mënyrën makabre si trajtohen delet e gjora |(në këtë rast) gjatë proçesit të ‘qethjes’ së leshit.

“Ajo që ju kanë thënë është një gënjeshtër. KJO ndodh me delet në mbarë botën. Ky lloj abuzimi është një problem ndërkombëtar”, është shprehur PETA në profilin e saj, duke rekomanduar njerëzit të veshin ‘veshje vegane’, pra që nuk përfshijnë shfrytëzimin e kafshëve në prodhimin e tyre.

Sado e dhimbshme mund të jetë përmbajtja e videos, njerëzit duhet të hapin sytë dhe të kuptojnë që tortura e kafshëve duhet të marrë fund.
 
Wool: Illusion vs. REALITY

If only every shopper saw this when they bought a wool sweater ...

Posted by peta2 on Thursday, February 18, 2016

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)