SHKODËR- Atmosfera festive e fundvitit ka ndriçuar sheshin para bashkisë në Shkodër.
Mbrëmjen e të mërkurës, ka qenë Frederik Ndoci dhe Elsida Sinaj që kanë ‘ndezur’ atmosferën.
Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku Benet Beci, me zonjën e tij, të cilët janë ‘rrëmbyer’ nga atmosfera e krijuar dhe kanë vallëzuar bashkë me qytetarët e tjerë.
Video është shpërndarë nga kryebashkiaku Beci, duke e shoqëruar edhe me komentin:“Me këtë super atmosferë që ofron Shkodra, ju uroj një natë të qetë!”.
Komento
Sa mire te vendosnin edhe ne Vlore nje kryebashkiak si ky me vizion
PërgjigjuVlora ne gjumin letargjik rroftë stina e veres