Atmosfera në stadiumin e Leskovacit ku në orën 20:45 do luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është e qetë, me tifozët vendas që ende nuk kanë nisur të futen në impiant. Siguria do jetë e madhe, me pesë mijë policë të angazhuar, për afro 6500 tifozë që do jenë në stadium.
Në këtë duel nuk ka pasur bileta në shitje dhe tifozët serbë janë të përzgjedhur nga të rinjtë e akademivë apo shoqatave që merren me futboll, prindërit e tyre dhe të ftuar të ndryshëm. Në stadium do ketë edhe afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune.
Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë.
Lajmi kryesor:
Sfida që të çon pranë kualifikimit në ‘Play off’, Shqipëria sot përballet me Serbinë! Sylvinho ndryshime në sulm





