VIDEO/ Avancojnë punimet në kantierin Porto Romano-Durrës! Rama: Me dalje në Shkozet do të shmanget trafiku brenda qytetit bregdetar

DURRËS - Po merr formë dita-ditës vepra infrastrukturore që do të lidhë portin e Porto Romanos me daljen e Shkozetit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka servirur  për publikun pamje nga loti 3 i kantierit Porto Romano-Durrës, vepër që do të lidhë zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke shmangur trafikun brenda qytetit të Durrësit.

Punimet në lotin e 3 të segmentit rrugor Porto Romano-Durrës kanë avancuar ndjeshëm dhe janë drejt përfundimit. Kanë përfunduar shtresat asfaltike, sinjalistika vertikale dhe horizontale në rreth 6 km, ka përfunduar ndërtimi i tre urave, si dhe kanë përfunduar punimet e ndriçimit rrugor.

Ndërkohë, po punohet në segmentin e fundit rreth 1.2 km me shtresën e stabilizantit dhe trafikndarëset.

Porto-Romano do të bëhet porti më i madh detar i Shqipërisë, duke ofruar një strukturë mallrash të klasit botëror për bizneset e rajonit dhe duke shtrirë përfitimet ekonomike në të gjithë Evropën Juglindore.

Porti i ri në Durrësit në Porto-Romano, i integruar me projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë, portin e thatë në Prishtinë dhe Portin e thatë në Strugë, përveç rritjes së bashkëpunimit mes vendeve pritet të kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.

“MIRËMËNGJES

dhe me kantierin Porto Romano-Durrës, Loti 3, vepër që do të lidhë zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke shmangur trafikun brenda qytetit të Durrësit, ju uroj një të diel të mbarë”,- shkruan Rama

 

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen