Pas Armando Sadiku në Zvicër e Sokol Cikalleshi në Turqi, rrugën e golit e ka gjetur edhe Azdren Llullaku, i cili luan me kampionët në fuqi të Kazakistanit, Astana, duke nxhehur kështu edhe garën për një vend në ndeshjen e kombëtares përballë Italisë.
Llullaku ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, në fitoren 3 me 1 të Astanës përbllaë Akzhayik, ku në minutën e 13-të, sulmuesi shqiptar do të arrinte të shkëputej nga krahu i majtë i fushës dhe të shënonte.
Fakti që të tre sulmuesit kuqezi kanë gjetur rrugën e golit në ekipet ku luajnë, është një sinjal pozitiv kur vetëm pak ditë na ndajnë nga përballja me "te kaltërit", për eliminatoret e Botërorit 2018, e cila padyshim do të jetë një ndeshje e vështirë.
/Shqiptarja.com