Sulmuesi kuqezi, Bekim Balaj, vazhdon me formën fantastike në Rusi.
 
Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, ka realizuar sot dy gola për Terek Groznin kundër ekipit të Uralit në Premier League-n ruse, në fitoren e thellë 4:1.
 
Fillimisht, Balaj ai përfitoi nga gabimi i pabesueshëm i portierit të skuadrës mike, për të shënuar golin e gjashtë këtë sezon, duke barazuar përkohësisht rezultatin, pasi Urali kishte kaluar më herët në avantazh.
 
Ky i shënuar sot në portën e Uralit, rezulton të jetë goli më interesat në karrierën e shkodranit.

Goli i dytë personal i Balës erdhi në minutën e '56 të takimit, pas një asisti të marrë nga lojtari tjetër shqiptar i Terek, Odise Roshi, pas një driblimi fantastik në hyrje të zonës.  

Bekim Balaj ka shënuar shtatë gola këtë sezon me ekipin nga Çeçenia, Terek Grozny.  


(Goli i parë i Bekim Balaj)