Barcelona fitoi 2-0 me Almerian për javën e 13 në La Liga. Golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, teksa tri pikët i sigurojnë përkohësisht katalanasve vendin e parë në klasifikim. Ndeshja nisi me ovacione për Pique, që në ndeshjen e fundit në karrierë para tifozëve të Barçës nuk i mbajti lotët.
Në të 7 minutë Lewandowski gaboi nga 11 metra larg. Në të 48 minutë Dembele zhbllokoi ndeshjen me një gol të bukur, teksa de Jong në të 62 minutë siguroi fitoren. Me 34 pikë Barcelona merr kreun e La Liga, teksa Real që ka një ndeshje më pak ndodhet dy pikë pas. Almeria mban pozitën e 15 me 13 pikë.
Po të shtunë për javën e 13 në La Liga u zhvilluan edhe tre duele të tjera. Getafe dhe Cadiz barazuan 0-0, Valladolid fitoi 2-1 me Elche, ndërsa Osasuna fitoi 1-2 në transfertë me Celta Vigo.
Komente




