La Liga zhvilloi të enjte tre nga ndeshjet e javës së 10-të. Barcelona fitoi thellë 3-0 me Villareal, Almeria ia ka dalë të marrë pikët e plota kundër Girona 3-2, ndërsa Osasuna ka fituar minimalisht 1-0 me Espanyolin e Bares.
Në sfidën e parë të mbrëmjes, Almeria mori tri pikë në shtëpi 3-2 me Almerian. Për vendasit shënuan Leo Baptistao, Toure dhe Embarda në pjesën e parë. Me rezultatin 3-0 djemtë e Rubi shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes, duke lëshuar terren në pjesën e dytë. Riquelme dhe Stuani vendosën ndeshjen në 3-2, me miqtë që humbën penallti dhe iu anullua një gol në fundin e sfidës nga VAR.
Në Pamplona, Osasuna mori tri pikë kundër Espanyol 1-0. Goli i takimit u shënua nga Ante Budimir në minutën e 55 të ndeshjes. Për Espanyol në fushë edhe Bare, që nuk mundi të ndihmojë të tijtë për të shmangu humbjen.
Në Camp Nou, Barcelona e Xavit fitoi 3-0 me Villareal, duke harruar humbjen në "El Clasico". Në pjesën e parë shënoi Lewandowski dopietë në minutat 31 dhe 35, ndërsa Ansu Fati mbylli llogaritë në minutën e 38. Me dominim edhe në pjesën e dytë, Barça nuk ia doli të shënonte më shumë. Pas javës së 10, Barça qëndron në vendin e dytë me 25 pikë, tre më pak se Real Madrid kryesues. Javën që vjen skuadra e Xavit luan sërish në shtëpi me Athletic Bilbao në 23 tetor. Kujtojmë se katër ditë më parë katalanasit u mposhtën 3-1 nga Real Madrid në "El Clasico".
La Liga në Spanjë zhvilloi ndeshjet e javës së 10. Në Camp Nou, Barcelona e Xavit fitoi 3-0 me Villareal, duke harruar humbjen në "El Clasico". Në pjesën e parë shënoi Lewandowski dopietë në minutat 31 dhe 35, ndërsa Ansu Fati mbylli llogaritë në minutën e 38. Me dominim edhe në pjesën e dytë, Barça nuk ia doli të shënonte më shumë. Pas javës së 10, Barça qëndron në vendin e dytë me 25 pikë, tre më pak se Real Madrid kryesues. Javën që vjen skuadra e Xavit luan sërish në shtëpi me Athletic Bilbao në 23 tetor. Kujtojmë se katër ditë më parë katalanasit u mposhtën 3-1 nga Real Madrid në "El Clasico".