VIDEO/Bekim Bala mund Zenitin
dopietë në fitoren e Terek Grozny

Bekim Balaj i ka dhënë fitoren ekipit të tij Terek Grozni ndaj Zenitit, në kampionatin rus. Sulmuesi kuqezi realizoi dy herë brenda katër minutave, duke përmbysur avantazhin e ekipit nga Shën Petersburg. Balaj gjeti rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 34, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1:1.

Goli i fitores për ekipin e Terek dhe i dyti personal për Balën erdhi 4 minuta më pas, në minutën e 38. Rezultati nuk ndryshon deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, ndërsa me këtë dygolësh sulmuesi kuqezi arrin në kuotën e tetë golave. 

Bala luajti titullar në këtë takim, bashkë me lojtarin tjetër të kombëtares, Odise Roshi, çka tregon për formën e shkëlyer që po kalojnë të dy lojtarët. Përpara ndeshjes me Izraelin për kualifikueset e Kupës së Botës, Rusi 2018, Balaj dhe Roshi janë një siguri për repartin e ofensivës së kuqezinjve.  

Pas kësaj fitoreje, ekipi i Balës dhe Roshit renditet në vendin e tretë, në zonën e Europa League me 24 pikë, 4 më pak se Zeniti i vendit të dytë dhe 7 nga Spartaku i Moskës kryesues i kampionatit. 



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq