Bënte parakalime “zig-zage”, gjobitet shoferi në Tiranë, u denoncua në rrjete sociale (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur me 40 000 lekë shoferin e një makine teksa bënte parakalime të rrezikshme nën drejtimin e mjetit. Denoncimi ndaj tij është bërë fillimisht në rrjete sociale, ndërsa më pas policia ka ushtruar kontrolle dhe ka ndaluar makinën që shfaqej në video.

“U konstatua duke bërë manovra të rrezikshme me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë drejtuesi. Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video. Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur", njofton policia.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gaci: 31/08/2023 21:21

    Ç'jane keto gjoba mo....? T'i hiqet patenta e te mos i kthehet me. Nuk marrin vesh me gjoba "akrobatet e rruges"

    Përgjigju
    • Lushka: 01/09/2023 18:52

      Po me qelluar ti ore ta kehs gruan shatzere cdo besh apo le te deshtoje. Se rri nje palo shofer apo shofere ne mes te 4ruges dytesore e ka fajin ai qe do me ikur... mur ka ngel policia ne dore te arushit tao tao ske cben...

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar