VIDEO/ Berat Gjimshiti titullar, Atalanta shënon 5 gola! Lazio i falet Anderson, Juventus fiton me vështirësi

Festa e Atalantës

Këtë të enjte u zhvilluan tre ndeshjet e fazës së 1/8 për Kupën e Italisë. Në 15:00, në Bergamo Atalanta vendase mundi 5-2 Spezian. Në 18:00 Lazio fitoi 1-0 me Bolognan, teksa në  21:00 Juventus mundi 2-1 Monzën.

Në stadiumin "Gewiss" në Bergamo, Atalanta fitoi 5-2 me Spezian për 1/8 e Kupës së Italisë, duke kaluar më tej dhe gjetur si kundërshtarin e radhës skuadrën e Interit. Ndeshja e zhvilluar këtë të enjte foli për skuadrën e Atalantës, teksa në fushë nga minuta e parë luajti Berat Gjimshiti. Në 38 minutat e para u shënuan 5 gola, për rezultatin 3-2. Lookman me dopietë dhe Hateboer për Atalantën dhe Ekdal e Verde për Spezian e kthyen pjesën e parë në një "festival" golash. Në pjesën e dytë Atalanta do shënonte edhe dy herë të tjera me Hojlund dhe autogolin e Ampadu.

Lazio fitoi 1-0 me Bolognan për fazën e 1/8 në Kupën e Italisë. Një gol i Felipe Anderson në minutën e 33 vendosi ndeshjen, teksa "Shqiponjat" në fazën çerekfinale presin Juventusin. Një gabim në mbrojtjen e Bolognas u shfrytëzua mirë nga Lazio, me Pedron që "vodhi" një top në hyrje të zonës dhe asistoi për Anderson.

Juventus fitoi 2-1 me Monzën në 1/8 e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë kaluan me vështirësi miqtë, duke u kualifikuar në fazën çerekfinale teksa gjejnë Lazion. Juventus gjeti golin me Kean në minutën e 8, teksa u barazua nga Valoti në të 24 minutë. Goli i fitores u shënua nga Chiesa në minutën e 78-të.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
VIDEO/ Fitore me vështirësi në shtëpi, Juventus mposht Monzën dhe kalon në çerekfinalet e Kupës

Juventus fitoi 2-1 me Monzën në 1/8 e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë kaluan me vështirësi miqtë, duke u kualifikuar në fazën çerekfinale teksa gjejnë Lazion. Juventus gjeti golin me Kean në minutën e 8, teksa u barazua nga Valoti në të 24 minutë. Goli i fitores u shënua nga Chiesa në minutën e 78-të.

Ora 20:00
VIDEO/ Vendos një gol në 'Olimpico', Lazio kalon turin në Kupë

Lazio fitoi 1-0 me Bolognan për fazën e 1/8 në Kupën e Italisë. Një gol i Felipe Anderson në minutën e 33 vendosi ndeshjen, teksa "Shqiponjat" në fazën çerekfinale presin Juventusin. Një gabim në mbrojtjen e Bolognas u shfrytëzua mirë nga Lazio, me Pedron që "vodhi" një top në hyrje të zonës dhe asistoi për Anderson.

Ora 17:16
VIDEO/ Atalanta i shënon 5 gola Spezias dhe gjen Interin në Kupën e Italisë! Berat Gjimshiti luan 90 minuta

Në stadiumin "Gewiss" në Bergamo, Atalanta fitoi 5-2 me Spezian për 1/8 e Kupës së Italisë, duke kaluar më tej dhe gjetur si kundërshtarin e radhës skuadrën e Interit. Ndeshja e zhvilluar këtë të enjte foli për skuadrën e Atalantës, teksa në fushë nga minuta e parë luajti Berat Gjimshiti. Në 38 minutat e para u shënuan 5 gola, për rezultatin 3-2. Lookman me dopietë dhe Hateboer për Atalantën dhe Ekdal e Verde për Spezian e kthyen pjesën e parë në një "festival" golash. Në pjesën e dytë Atalanta do shënonte edhe dy herë të tjera me Hojlund dhe autogolin e Ampadu.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme