VIDEO/ Berisha ul në stol Ramadanin, Lazio fiton 1-2 kundër Leçes

VIDEO/ Berisha ul në stol Ramadanin, Lazio fiton 1-2 kundër Leçes

Medon Berisha


Në "Via del Mare" Leçe u mposht 1-2 nga Lazio. Miqtë nga Roma harruan turpërimin 0-6 nga Interi dhe u kthyen te suksesi edhe pse jo lehtë. Minuta 45+1 ishte deçizive, me Guilbert që la Leçen me një lojtar më pak dhe vendasit u dënuan me penallti, nga ku nuk gaboi Castellanos për t'i dhënë epërsinë miqve.

Në minutën e 50-të Leçe barazoi me Tete Morente. Me vendasit që po shpresonin për një pikë, ishte Marusic në minutën e 87-të që i dha tri pikë Lazios. Këtë sfidë nga minuta e parë e nisi Medon Berisha që luajti 79 minuta dhe u zëvendësua për shkak të një dëmtimi. Djaloshi i Kombëtares uli në stol Ylber Ramadanin, me këtë të fundit që edhe pse jashtë fushë u ndëshkua me karton të verdhë. Lazio kthehet kështu te fitorja pas humbjes 0-6 nga Interi dhe me 34 pikë merr vendin e katërt.

VIDEO E GOLAVE


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Napoli fiton në Genoa dhe merr kreun e Serie A! Torino s'i bën ballë Bolognas, frikë për mbrojtësin polak! Tri pikë për Lazion


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok

AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok