John Stones ka mbërritur në Milano për t'u bërë zyrtarisht futbollist i Interit. Mbrojtësi anglez, ish-lojtar i Manchester Cityt, mbërriti në qytet pak pas orës 09:00 të mëngjesit të sotëm për të kryer vizitat rutinë mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin zikaltër.

"Jam shumë i lumtur, shihemi së shpejti", ishin fjalët e para të 32-vjeçarit pas mbërritjes në Itali.

Pas përfundimit të kontrolleve mjekësore, Stones do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Interin, deri në vitin 2028, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Nuk do të udhëtojë me skuadrën - Megjithëse transferimi do të zyrtarizohet menjëherë, Stones nuk do të jetë ende në dispozicion të trajnerit Cristian Chivu.

Mbrojtësi anglez është ende në pushimet pas Kupës së Botës 2026 dhe pas firmës, do të rikthehet për disa ditë pushim përpara se t'i bashkohet skuadrës. Për këtë arsye, ai nuk do të marrë pjesë në turneun veror të Interit.

Interi kërkon edhe një mbrojtës tjetër - Ndërkohë, drejtori sportiv Piero Ausilio vazhdon të punojë në merkato për të afruar edhe një mbrojtës tjetër, në rast se Benjamin Pavard largohet nga skuadra.

Objektivi i klubit është një profil me kosto të ulët, por pista që çon te Cristian Romero, i cili pritet të largohet nga Tottenhami, mbetet ende e hapur.

Edhe Curtis Jones mbetet në radar - Në mesfushë, Interi nuk e ka braktisur ende idenë për të transferuar Curtis Jones. Mesfushori i Liverpoolit ka kontratë deri në vitin 2027, por zikaltërit vazhdojnë ta monitorojnë situatën e tij në pritje të një mundësie në merkato.