Marash Kumbulla është shumë pranë nisjes së një aventure të re në futbollin spanjoll. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pritet të veshë fanellën e Rayo Vallecanos gjatë këtij sezoni, duke vijuar kështu karrierën në La Liga.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Roma nuk e ka përfshirë 26 vjeçarin në planet e saj për sezonin e ri dhe ka vendosur ta huazojë edhe një herë. Palët janë pranë arritjes së marrëveshjes, ndërsa mbetet vetëm zyrtarizimi.
Kumbulla ka ende dy vite kontratë me klubin nga kryeqyteti i Italisë, por e ardhmja e tij duket se do të jetë sërish në Spanjë. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Mallorcas, ku u aktivizua në formë huazimi dhe zhvilloi një sezon pozitiv, duke rikthyer formën pas problemeve me dëmtimet.
Nëse gjithçka mbyllet sipas parashikimeve, Kumbulla do të nisë një sfidë të re me Rayo Vallecanon, aty ku bën pjesë edhe Ivan Balliu.









Komente
Komento