MADRID, Spanjë - Pas një gjysme të parë sezoni jo të lehtë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, Real Madridi ka gjetur mënyrën ideale për të rikthyer atmosferën festive në shtëpinë e tij. Stadiumi “Bernabeu” është shndërruar këto ditë në një park argëtues dimëror, duke u kthyer në qendër të festimeve të Krishtlindjeve në kryeqytetin spanjoll.
Nga data 23 deri më 31 dhjetor, stadiumi pret eventin “Mavidad”, një lojë fjalësh mes Madridit dhe “Navidad” (Krishtlindje në spanjisht), që ka transformuar fushën legjendare të Realit në një fshat përrallor të mbuluar me dëborë artificiale dhe aktivitete për të gjitha moshat.
Në “Bernabeu” janë ngritur nëntë zona argëtimi, të shpërndara në të gjithë fushën. Mes tyre spikat “Lumi Magjik”, ku vizitorët mund të shijojnë patinazhin mbi akull, si dhe një karusel festiv, treg ushqimi dhe aktivitete të shumta familjare.
Atraksioni më emocionues mbetet një rrëshqitëse gjigante, e cila u lejon vizitorëve të rrëshqasin nga tribunat e stadiumit drejt fushës, duke përjetuar “Bernabeun” nga një këndvështrim krejtësisht i ri.
Përtej futbollit, Real Madridi po e shndërron stadiumin e tij mitik në një pikë takimi për qytetarët dhe turistët, duke i dhënë “Bernabeut” një rol të veçantë edhe jashtë fushës së lojës gjatë festave të fundvitit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.2%
-
Jo
34.2%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 1866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kapen 17 tonë hashash e miliona euro në Spanjë, droga grumbullohej në tunelin nëntokësor me 3 nivele, sistem shinash dhe vinçash
1 Prill, 08:05
-
Dy disfata në pesë ditë, kombëtarja shqiptare e futbollit humbet 1-0 në miqësoren kundër Ukrainës
31 Mars, 18:02
-
Historike në Spanjë, puthja e dorës pa miratim konsiderohet sulm seksual
30 Mars, 21:40
-
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore
30 Mars, 21:23
-
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve
30 Mars, 21:13
-
VIDEO/ Sylvinho ‘kyç gojën’ për të ardhmen, trajneri para miqësores kundër Ukrainës: Do bëjmë 3-4 ndryshime në formacion, lojtarët më thonë ‘jam edhe unë këtu’
30 Mars, 16:57
-
Muçi u largua i dëmtuar nga grumbullimi, Asani me probleme! Miqësorja Ukrainë - Shqipëri do të drejtohet nga gjyqtarët spanjollë
30 Mars, 14:13
-
Miqësorja me Ukrainën, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Valencia (VIDEO)
28 Mars, 13:53
-
Spanjë/ Merreshin me trafik dhe kultivim të drogës, 8 shqiptar të arrestuar (VIDEO)
27 Mars, 14:39
-
‘S’dua të jem shembull për askënd’, 25-vjeçarja spanjolle vendos t’i japë fund jetës me eutanazi! Historia tronditëse e përdhunimit dhe paralizës
26 Mars, 08:58
-
Europa në rrezik të lartë nga zjarret, raporti: Kontinenti i papërgatitur për krizën që po vjen!
24 Mars, 19:11
-
Vinicius 'show' dhe fenomeni Valverde, Reali fiton me përmbysje derbin e Madridit! Inter gabon 3 javë me rradhë, afrohet Milan (VIDEO)
23 Mars, 09:50