TIRANË-Sot data shënon 25 Dhjetor dhe dhjetëra besimtarë ortodoksë janë mbledhur në Kishën Ortodokse Autoqefale, në kryeqytet.

Mesha e shenjtë u kremtua nga Kryepeshkopi Janullatos. Besimtarët ortodoksë u luten për paqe dhe mbarësi.

Kryepeshkopi bëri thirrje për besimtarët që të mposhtin arrogancën. Sipas Janullatos, arroganca është një prirje që çon njeriun në rrugë pa krye, e që nuk ka reshtur së minuari bashkëjetesën paqësore.

''Arroganca vijon të sundojë nejrëzimin me mënyrat nga më të ndryshmet. Ajo përbuz të vërtetën dhe vepron larg saj. Kjo prirje shoqërohet nga paranoja, dhuna dhe nuk respekton aspak dinjitetin e njeriut'', u shpreh Janullatos.
 
Mposhtja e arrogancës, siç u shpreh Janullatos, e gjen ilaçin te Jezu Krishti, te mënyra si lindi ai, jeta dhe mësimet e dhëna prej tij, si dhe prania e tij.

“Mposhtja e arrogancës dhe përulësia përcaktojnë të fshehtën e fuqisë shpirtërore”, tha kryepeshkop Anastasi, duke e mbyllur me fjalët se më magjepsëse sesa arroganca janë dashuria, lavdërimi dhe përulja



[gallery]20277[/gallery] 
Kujtojmë që mbrëmë në mesnatë besimtarët katolikë kremtuan gjithashtu lindjen e Krishtit, në Katedralen e Shën Palit.

Mesha e tyre u kremtua nga u kremtua nga Arqipeshkëvi i Arkidioqezës Tiranë-Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo.

[gallery]20276[/gallery]
Kjo ishte mesha e parë që imzot Frendo kremton për Krishtlindje, që pas marrjes së detyrës, pas ndarjes nga jeta të Imzot Rrok Mirditës.