Pas rreth një viti që nuk publikonte këngë e klipe të reja, Beyonce si ‘pa të keq’ është rikthyer pas kurrfarë paralajmërimi. Një ditë përpara shfaqjes së Beyonce në skenën e Super Boël 50, këngëtarja ka lënë pa fjalë fansat duke publikuar videoklipin e saj më të ri.

Kënga e titulluar ‘Formation’ ka sjellë jo vetëm Beyonce në performanca dhe rima provokuese, por edhe Blue Ivy-n, që siç duket po mësohet qysh në këtë moshë me botën e së ëmës.