Video/Blushi-Balla përplasen për
zgjedhjet. Rama:Qentë le të lehin..

Video/Blushi-Balla përplasen për<br />zgjedhjet. Rama:Qentë le të lehin..
ELBASAN - Zgjedhjet për delegatët e kongresit të Partisë Socialiste kanë kaluar me përplasje qëndrimesh në Elbasan. Teksa baza socialiste po votonte, Blushi ka hyrë në një prej qendrave të votimit ku ishte Taulant Balla dhe e ka kritikuar për mos publikimin e listës së zgjedhësve online. Balla i ka kërkuar të mos bëjë spektakël para kamerave, duke i kujtuar se nuk kishte marrë pjesë në asnjë mbledhje të organizatave të partisë

...
Dy deputetët socialistë Taulant Balla dhe Ben Blushi janë përfshirë në një debat në prani të anëtarësisë gjatë procesit të zgjedhjeve. Blushi akuzoi Ballën se ka manipuluar listën e anëtarësisë, ka paracaktuar delegatët duke shkruar edhe më tej me deklaratat: se mes kandidatëve ka persona me rekorde kriminale. Sipas Blushit as anëtarësia e PS-së nuk është lajmëruar të votojë. Kolegu Balla përgënjeshtroi pretendimet e Blushit duke thënë se për këtë proces është bërë punë e madhe nga ana e strukturave. Balla iu kundërpërgjigj duke i thënë Blushit se e ka kthyer partinë në turizëm ku vjen një herë në dy vjet.
 
Debatet mes tyre kanë vijuar, kur Blushi ju drejtua kolegut socialist se nuk duhej të ndodhej fare në Elbasan, por në Librazhd ku ai është zgjedhur deputet.
 
Më tej Blushi akuzoi Ballën se në listat për delegatë të Elbasanit figuron edhe kreu aktual i Këshillit të Qarkut, ish-deputetin e PS-së Bukurosh Stafa që në vitin 2007 bashkoi votat me Berishën për të zgjedhur Bamir Topin president.
 
Në konfliktin mes deputetëve janë përfshirë edhe anëtarësia e Partisë Socialiste, të cilët akuzuan deputetin Blushi se ka shkëputur marrëdhëniet me bazën dhe se ka dy vjet që nuk shkon në mbledhjet e organizatës.
 
Debatet

Blushi: Organizatat e socialistëve sipas statutit nuk kanë bërë propozime si organizatë. 
Balla: Kush tha, po të lutem
Blushi: Taulant ti je deputeti i Librazhdit 
Balla: Dakord mo dakord jam deputeti i qarkut Elbasan bashkë me ty
Blushi: Je deputet i Librazhdit
Balla: Në 2015 kamë kam mbledhur votat për Partinë Socialiste
Blushi: Mos japim spektakël këtu, shko në Librazhd edhe 

Blushi: Është një proces relativisht i trukuar i zgjedhjes së delegatëve, janë njerëz të emëruar.  Unë nuk e njoh listën e kandidatëve për delegatë por sigurisht që njoh përshembull një njeri, ky është i famshmi kryetari i qarkut të Elbasanit i cili ka luksin edhe të mos votohet.
 
Ky është një njeri i cili në vitin 2007 votoi kur ishte deputet votoi kandidaten e Saliut për deputet. Ky s'do jetë delegat për kongresin e Partisë Socialiste, disa deputet mes të cilëve dhe ky bukusht i Saliut votuan për presidentin e Sali Berishës.

Balla:  Më vjen keq që dhe sot pamë të njëjtën estradë. Partia Socialiste kohë më para nuk ka pasur një proces kaq të mirëorganizuar, një proces që ka filluar para 6 muajsh dhe do kishte qenë mirë që Blushi kishte ardhur këtu të ushtronte detyrën e tij të deputetit. Është e turpshme të akuzosh dhe të thyesh partinë tënde kur t'i ke synim të bëhesh kryetar i partisë. Nuk shahet partia kur t'i do të bëhesh kryetar

Video - Debati i plotë Balla- Blushi



Rama: Qentë le të ecin karvani ecën përpara
Ka qenë mjaft i prerë kryeministri Rama në përgjigjen që i ka dhënë kritikëve për manipulim zgjedhjesh në parti duke kujtuar shprehjen popullore ‘Qentë le të lehin, karvani ecën përpara".

"Mirënjohje socialistëve që megjithë shiun po votojnë në masë delegatët e Kongresit në qarqet Fier, Elbasan, Korcë, Berat. Qentë le të lehin karvani ecën përpara ” shkruan kryeministri në Facebook.
 
Më herët Rama ndoqi zgjedhjet e delegatëve për kongresin e partisë nga Fieri dhe Elbasani. Sipas kreut të selisë rozë interesimi i socialistëve është kaq i madh sa një anëtare ka ardhur posaçërisht nga Amerika për të votuar.

Në qarqet Berat, Elbasan, Fier dhe Korçë do të zgjidhen këtë të shtunë 336 nga 1500 delegatët e kongresit të 19 marsit. Delegatët janë ata anëtarë të partisë që kanë të drejtë vote në kongresin ku do të ndryshojë statuti i Partisë Socialiste. 34 mijë anëtarë socialistë do të votojnë në 151 qendrat e votimit të ngritura në 4 qarqet.

rama


 
Socialistët përplasen me Ballën dhe Blushin
Ndërkohë, me Taulant Ballën ka debatuar edhe një tjetër qytetar, anëtar i Partisë Socialiste, i cili e ka akuzuar atë se e ka lënë të papunë, ndonëse i kishte premtuar se do ta ndihmonte sapo PS të vinte në pushtet.

'Më latë papunë. Më mashtruat. Duhet të ha bukë" ka thënë ai.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv