VIDEO/Boksieri godet me tavolinë
kundërshtarin gjatë konferencës

VIDEO/Boksieri godet me tavolinë<br />kundërshtarin gjatë konferencës
Konferenca për shtyp mes dy boksierëve britanik pak ditë përpara ndeshjes së tyre degjeneroi në dhunë në sy të të gjitha mediave.

Dillian Whyte dhe Dereck Chisora të cilët ndeshen këtë të shtunë në Manchester, për titullin kampion të peshave të rënda e kanë nisur duelin që jashtë ringut.

Dereck pas ngacmimeve me kundërshtarin, humbi toruan duke kapur tavolinën e duke e hedhur në drejtim të Dillian-it i cili qëndronte duke e parë, pa lëvizur.

Ishin tranieri i tij dhe komentatori i ‘Sky Sports’ ata që devijuan tavolinën duke shmangur pasojat fizike. Ky veprim nxiti dhunë në sallë mes të pranishëmve ku u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të qetësuar gjakrat.

Dillian kishte ngacmuar Chisora-n më herët duke e cilësuar atë si kundërshtar të dobët. Në videon e mëposhtme shfaqet skena e plotë e ngjarjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas