Përveç emocioneve Botërori Brazil 2014 ishte i mbushur edhe me humor të krijuar pas situatave të ndryshme, duke nisur nga kafshimi i Suarez, 6 gishtat e portirit të Meksikës, simulimi i Roben etj. Turneu i vitit 2014 ka thyer rekordet në rrjetet sociale.
Sidomos të preferuara kanë qenë momentet me humor. E ndërsa tani jemi drejt fundit,drejt finales së madhe të “Marakana”-së ka nisur dhe “beteja” mes dy Papave.
Bëhet fjalë për Papa Françeskun, argjentinas nga Buenos Aires dhe shumë i apasionuar pas futbollit, dhe Papa Benediktit XVI i dorëhequr, që është gjerman. Do të jetë një përballje speciale për të dy Papët që ndoshta do të ndjekin sfidën së bashku në televizor.
/Shqiptarja.com