Brazili ka fituar bindshëm miqësoren e fundit në prag të Botërorit, duke treguar se është gati për këtë eveniment. Pesë herë kampionët e botës mposhtën 3-0 Austrinë në Vjenë, në një stadium të mbushur plot.
Brazili ka dominuar totalisht, ku Neymar dhe Coutinho nuk janë kursyer aspak për të hyrë në dyluftime. Megjithatë, goli i parë ka rdhur shumë vonë (36’), kur pas një gjuajtje të Marcelo-s, topi ka ngecur te Jesus, që me mjeshtëri ka shënuar.
Ritmi i Brazilit vijon i njëjtë edhe në pjesën e dytë. Neymar, në minutën e 63-të, vepron bukur me topin në zonë dhe me klas çon topin në rrjetë.
Gjashtë minuta më pas ka vend edhe për Coutinhon, që ashtu si Neymar, lirohet mirë dhe gjen cepin e portës së Austrisë. 3-0 dhe Brazili kursehet në fund, duke dashur të mos turpërojë vendasit para publikut të tyre.