Brazili ka marrë një sukses të rëndësishëm, duke hedhur një hap vendimtar drejt Rusi 2018. Ndeshja e luajtur këtë mesnatë në Montevideo është mbyllur me fitoren 4-1 të “Seleçaos”, që ka përmbysur avantazhin fillestar të vendasve, të cilët kanë zhbllokuar ndeshjen me një penallti të Cavani-t.
Protagonisti i takimi ka qenë Pualinho, që ka realizuar një tregolësh dhe Neymar, i cili ka dhuruar magjinë e radhës në rastin e golit të tretë për kombëtaren e tij. Kjo ka qenë humbja e parë për Uruguain e pësuar në shtëpi në ndeshjet kualifikuese të botërorit rus.
Në fakt, Cavani me shokë i kishin fituar të gjashtë takimet e mëparshme të luajtura në Uruguai.
Ka fituar edhe Argjentina, që ka arritur të mposhtë me rezultatin 1-0 Kilin falë një penalltie të realizuar nga Messi. Kështu, pas dy finaleve të njëpasnjëshme të Kupës së Amerikë të humbura kundër Kilit, “Albiceleste” ka arritur të hakmerret ndaj “La Roja”-s.
Ky sukses, edhe pse minimal, ka ngjitur ekipin e Bauza nga vendi i pestë në vendin e tretë të grupit kualifikues të Amerikës së Jugut. Kjo ka qenë dhe ndeshje e revanshit personal të marrë nga Leo Messi, i cili ka gabuar penalltinë në finalen e Kupës së Amerikës.
Këtë herë Leo ka qenë i saktë, por paraqitja e bardhekaltërve ka lënë për të dëshiruar, ndërsa kilianët janë ankuar për vendimet e gjyqtarit.
/Shqiptarja.com