Edhe pse Jimyy Kimmel ishte duke fjetur në atë moment, nuk kishte shenja të ëndrrës. Këngëtarja Britney Spears e befasoi atë në mes të natës, duke i dërguar në dhomën e tij të gjumit disa valltarë seksi nga Vegasi.
Në një klip të treguar më vonë, të mërkurën mbrëma këngëtarja shihet duke hyrë në shtëpinë e Jimmyt, rreth orës 1:46 të mëngjesit me pesë valltarë.
Pasi i afrohen shtratit, një muzikë disko dhe dritat ndizen duke e zgjuar kështu atë nga gjumi, i cili nuk ia kishte idenë se çfarë po ndodhte, por përpara se ta merrte vesh, pesë valltarë ishin në shtrat duke vallëzuar.