VIDEO/ Broja e ka një mesazh për të gjithë milanistët pas golit të parë me Chelsean

Chelsea fitoi 3-0 me Ëolves për javën e dhjetë në Premier League dhe vulosësi i fitores ishte sulmuesi kuqezi Armando Broja , i cili në vetëm 20 minuta lojë në fushë nuk zhgënjeu duke gjetur golin e parë me Blutë në Premier Legaue. Pas tentativash të gjata, Broja do shtangte portierin Jose në minutën e 90. Marrje, driblim dhe goditje fantastike nga 21 vjeçari, që gjen kështu golin e parë me fanellën e Chelsea.

Por golashënuesi shqiptar nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Pas sfidës, klubi londinez postoi në rrjetet sociale një video-mesazh të Brojës drejtuar tifozëve për këtë gol të parë dhe për të pasur mbështetjen e tyre për sfidën e të martës ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve

“Përshëndetje tifozë të Çelsit, jam jashtëzakonisht i lumtur që shënova golin tim të parë me Çelsin. Paraqitja ishte mahnitëse nga të gjithë djemtë dhe do të shihemi në Milano të martën. Forca blutë!”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë