Zhdukja e Vis Martinaj, reagon ish missi: Po keqpërdoret dëshmia ime! Kur u zhduk ishte me një femër tjetër, por emri i saj po fshihet

Zhdukja e Vis Martinaj, reagon ish missi: Po keqpërdoret dëshmia ime! Kur u zhduk ishte me një femër tjetër, por emri i saj po fshihet

Ervis Martinaj dhe Sadete Kokomani

Pasi është përfolur shpesh se ka qenë në marrëdhënie me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, Sadete Kokomani ka reaguar për mediat pasi është marrë në pyetje nga Prokuroria. Modelja Sadete Kokomani e njohur si Deta, ka treguar njohjen me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Ajo thotë për JOQ se deklaratat e saj janë keqpërdorur dhe se në fakt, Martinaj ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjetër dhe jo të saj. Ajo shprehet se Prokuoria ka shtuar detaje dhe emra që nuk i ka përmendur fare ndërsa akuzoi se marrëdhënia e saj intime me Ervis Martinaj po përdoret për të mbuluar detaje të tjera.

Sipas saj, Martinaj ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjetër para se te zhdukej, por kjo nuk po thuhet, pasi nuk duhet që t’i dalë identiteti.

“Treçereku fjalive te kjo “dëshmia” s'janë thënë as nga un po nga prokuroret zhulsa të Ramës. Kanë shtuar detaje, kanë shtuar emra qe un s’i kam përmendur fare dhe i kanë dhënë për mediat pa të drejte.

Për të mos përmendur që lidhja ime me personin në fjale po përdoret për të mbuluar shumë gjëra se para se të zhdukej ka qenë me persona të tjerë duke përfshirë dhe një femër tjetër që po i mbrohet identiteti nga shteti.

Me shumë nuk dua te flas dhe s’do flas se çdo fjalë përdoret sipas përfitimeve të mediave”, thotë Deta Kokomani.

Ish-missi shqiptar, Deta Kokomani thuhet ka qenë në një lidhje me Ervis Martinajn, i zhdukur që prej vitit të kaluar.

Kujtojmë se 22 vjeçarja, Sadete Kokomani, ish-miss Shqipëria, në datën 5 gusht rreth orës 17:00 është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervis Martinajn nëpërmjet aplikacionit ‘Telegram’ për të parë një shtëpi që do e merrte me qira. Pasi ka parë shtëpinë 22 vjeçarja ka shkuar me taksi tek ‘Hygeia’ në Tiranë ku ka hipur tek një audi me targa të huaja.

Në automjet, Ervis Martinaj ishte i ulur në vendin e parë të pasagjerit ndërsa Jeton Lami ishte në vendin e shoferit. Mësohet se në dëshminë e dhënë, përshkrimet që e reja dha mbi personin që shoqëronte Martinajn, i përshtaten Jeton Lamit.

22 vjeçarja është ulur në sedijen e pasme dhe më pas janë nisur nga Tirana drejt një hoteli në Durrës ku më pas Jeton Lami ka bërë rezervimin për Martinajn dhe të renë dhe më pas është larguar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jona: 07/03/2023 13:28

    Po nxireni emrin apo ka qene ndonje vipse e martuar??

    Përgjigju
    • Malo Malo: 07/03/2023 15:04

      E nxori saliu kush eshte para ca muajsh.punon ne bashkin tiran

  • sadetja: 07/03/2023 13:27

    oj dete, s'te akuzoje njeri se e vrave, por se ishe dashnorja...per içike zhvatje dmth.

    Përgjigju
  • kush ?: 07/03/2023 12:29

    Kush ka qene kjo femra tjeter qe nuk i paska dal emri?

    Përgjigju
    • erion: 08/03/2023 00:37

      Edina rokaj

    • Culo: 07/03/2023 13:47

      Argita

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë