VIDEO/ Leverkusen fiton në transfertë me Koln, Frankfurt leksion Hoffenheim! Union Berlin i 'hap rrugën' Bayern-it

Bundesliga

Bundesliga është në raundin e 14-të. Futbolli gjerman luan në mesjavë duelet e radhës, me Bayer Leverkusen që fitoi 1-2 në transfertë me Koln. Në Frankfurt, Eintracht fitoi 4-2 me Hoffenheim ndërsa Leipzig fitoi 3-1 me Freiburg. Schake ia doli të sigurojë tri pikë me vlerë duke mundur 1-0 Mainz, ndërsa Union Berlin u ndal 2-2 me Augsburg duke i lënë më shumë hapësira në krye Bayern Munich.

Në "Energie Stadium", Koln u mund 1-2 nga Bayer Leverkusen me përmbysje. Vendasit kaluan në avantazh me Schmitz në minutën e 30 të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë skuadra e Alonsos përmbysi gjithçka brenda gjashtë minutave. Në të 65 ishte Amiri që barazoi ndeshjen, teksa në minutën e 71 Diaby i dha tri pikë "Aspirinave". Me uljen e Xabi Alonsos në stol, Leverkusen merr dy fitore radhazi duke u pozicionuar në vendin e 13-të me 15 pikë, teksa Koln me 17 pikë qëndron në vendin e 12-të.

Në Frankfurt, vendasit e Eintracht fituan 4-2 me Hoffenheim për javën e 14 në Bundesligë. Tre herë shënuan vendasit në pjesën e parë me Sou, Muani dhe Ebimbe, ndërsa Baumgartner shkurtoi diferencën në të 38 minutë. Në pjesën e dytë miqtë e dërguan rezultarin në 3-2 me Kabak, teksa Lindstrom në të 56 minutë vulosi ndeshjen për 4-2. Me këtë tri pikësh vendasit marrin vendin e katërt në renditje.

Rezultatet:

Koln 1-2 Bayer Leverkusen

Frankfurt 4-2 Hoffenheim

Leipzig 3-1 Freiburg

Schalke 1-0 Mainz

Union Berlin 2-2 Augsburg

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
VIDEO/ 4 gola për Europën, Frankfurt kalon Hoffenheim në Bundesligë

Në Frankfurt, vendasit e Eintracht fituan 4-2 me Hoffenheim për javën e 14 në Bundesligë. Tre herë shënuan vendasit në pjesën e parë me Sou, Muani dhe Ebimbe, ndërsa Baumgartner shkurtoi diferencën në të 38 minutë. Në pjesën e dytë miqtë e dërguan rezultarin në 3-2 me Kabak, teksa Lindstrom në të 56 minutë vulosi ndeshjen për 4-2. Me këtë tri pikësh vendasit marrin vendin e katërt në renditje.

Ora 21:20
VIDEO/ Xabi Alonso jep efekt në stol, Leverkusen përmbys Koln dhe del nga zona e ftohtë në Bundesligë

Në "Energie Stadium", Koln u mund 1-2 nga Bayer Leverkusen me përmbysje. Vendasit kaluan në avantazh me Schmitz në minutën e 30 të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë skuadra e Alonsos përmbysi gjithçka brenda gjashtë minutave. Në të 65 ishte Amiri që barazoi ndeshjen, teksa në minutën e 71 Diaby i dha tri pikë "Aspirinave". Me uljen e Xabi Alonsos në stol, Leverkusen merr dy fitore radhazi duke u pozicionuar në vendin e 13-të me 15 pikë, teksa Koln me 17 pikë qëndron në vendin e 12-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?

×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani