VIDEO/ Kastrioti i shkakton Bylisit humbjen e katërt radhazi, Vllaznia barazim dramatik me Erzenin! Laçi thellon krizën e Teutës

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të shtunë tre ndeshjet e para të javës së 10-të. Në 14:00 Kastrioti fitoi 3-0 me Bylis në stadiumin e Kamzës, duke zhytur ballshiotët në krizë për humbjen e katërt radhazi. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 36 me penallti. Argolo Morbeck nuk gaboi nga 11 metra, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin e vendasve me vetëm një gol.

E dyta do niste sërish nën diktatin e vendasve, teksa Santiago Selmani në minutën e 56 shënoi golin e dytë të ndeshjes. Për të vulosur tri pikët e krutanëve do mendonte sërish Morbeck në të 80 minutë (dopietë), duke shënuar për 3-0. Pas fitores, Kastrioti shkon në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Bylis qëndron në vendin e tetë me 11 pikë, me krizën që ka kapluar ballshiotët.

Vllaznia dhe Erzeni barazuan 2-2 për javën e dhjetë në Superligë. Sfida prodhoi katër gola dhe në fund pati dramë, VAR dhe penallti nga erdhi goli i barazimit 2-2. Sfida u hap nga Aralica në minutën e 54, teksa Mala dyfishoi për vendasit në të 65 minutë.

Me dy gola të pësuar, Erzeni shtyu përpara dhe gjeti golin e parë me Nonato në minutën e 75. Krosimi i fundit nga këndorja në minutën e 96 ishte deçiziv për Erzenin, që mori penallti pas prekjes së topit me dorë nga Heric. Nga 11 metra nuk gaboi Kahrimanovic që shënoi për 2-2 në sekondat e fundit të sfidës.

Penallti erdhi edhe pas ndërhyrjes së VAR, me kryesoren Emanuela Rusta që fërshëlleu fundin e ndeshjes dhe priti verdiktin e teknologjisë. Pas shqyrtimit të pamjeve, elbasanasja akordoi 11 metësh që solli golin e barazimit për Erzenin.

Laçi fitoi 0-1 me Teutën në "Niko Dovana", për javën e dhjetë në Superligë. Një gol nga Sebastian Spahiu pas asistit të Mazrekaj në minutën e 66 të ndeshjes rezultoi deçiziv, me kurbinasit që marrin tri pikët e radhës për të dalë nga kriza.

Nga ana tjetër skuadra e Bledi Shkëmbit mban vendin e fundit me vetëm shtatë pikë, teksa këtë sezon ia kanë dalë të fitojnë vetëm në një duel. Pesë humbjet dhe e dyta radhazi lënë Teutën në fundin e klasifikimit dhe në krizë besimi për fitore. Në minutën e 90 Hebaj nga 11 metra i hoqi të drejtën durrsakëve për një pikë, duke gabuar penalltinë.

Rezultatet:

Kastrioti 3-0 Bylis

Vllaznia 2-2 Erzeni

Teuta 0-1 Laçi

Nesër 14:00

Egnatia - Partizani

Tirana - Kukësi

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
VIDEO/ Laçi thellon krizën e Teutës, kurbinasit fitojnë në 'Niko Dovana'! Hebaj gabon penalltinë në minutën e 90

Laçi fitoi 0-1 me Teutën në "Niko Dovana", për javën e dhjetë në Superligë. Një gol nga Sebastian Spahiu pas asistit të Mazrekaj në minutën e 66 të ndeshjes rezultoi deçiziv, me kurbinasit që marrin tri pikët e radhës për të dalë nga kriza.

Nga ana tjetër skuadra e Bledi Shkëmbit mban vendin e fundit me vetëm shtatë pikë, teksa këtë sezon ia kanë dalë të fitojnë vetëm në një duel. Pesë humbjet dhe e dyta radhazi lënë Teutën në fundin e klasifikimit dhe në krizë besimi për fitore. Në minutën e 90 Hebaj nga 11 metra i hoqi të drejtën durrsakëve për një pikë, duke gabuar penalltinë.

Ora 18:55
VIDEO/ Dramë në 'Loro Boriçi', Emanuela Rusta mbyll ndeshjen! VAR akordon penallti për Erzenin, Vllaznia barazohet 'në frymën e fundit'

Vllaznia dhe Erzeni barazuan 2-2 për javën e dhjetë në Superligë. Sfida prodhoi katër gola dhe në fund pati dramë, VAR dhe penallti nga erdhi goli i barazimit 2-2. Sfida u hap nga Aralica në minutën e 54, teksa Mala dyfishoi për vendasit në të 65 minutë.

Me dy gola të pësuar, Erzeni shtyu përpara dhe gjeti golin e parë me Nonato në minutën e 75. Krosimi i fundit nga këndorja në minutën e 96 ishte deçiziv për Erzenin, që mori penallti pas prekjes së topit me dorë nga Heric. Nga 11 metra nuk gaboi Kahrimanovic që shënoi për 2-2 në sekondat e fundit të sfidës.

Penallti erdhi edhe pas ndërhyrjes së VAR, me kryesoren Emanuela Rusta që fërshëlleu fundin e ndeshjes dhe priti verdiktin e teknologjisë. Pas shqyrtimit të pamjeve, elbasanasja akordoi 11 metësh që solli golin e barazimit për Erzenin.

Ora 16:00
VIDEO/ Bylis në krizë, Kastrioti i shkakton humbjen e katërt radhazi! Shkëlqejnë krutanët

Të shtunë në 14:00 Kastrioti fitoi 3-0 me Bylis në stadiumin e Kamzës, duke zhytur ballshiotët në krizë për humbjen e katërt radhazi. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 36 me penallti. Argolo Morbeck nuk gaboi nga 11 metra, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin e vendasve me vetëm një gol.

E dyta do niste sërish nën diktatin e vendasve, teksa Santiago Selmani në minutën e 56 shënoi golin e dytë të ndeshjes. Për të vulosur tri pikët e krutanëve do mendonte sërish Morbeck në të 80 minutë (dopietë), duke shënuar për 3-0. Pas fitores, Kastrioti shkon në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Bylis qëndron në vendin e tetë me 11 pikë, me krizën që ka kapluar ballshiotët.

Golat e ndeshjes:

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?

×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro