VIDEO/ Camp Nou kthehet në gërmadhë, asnjë gjurmë nga stadiumi 'mitik' i Barcelonës

VIDEO/ Camp Nou kthehet në gërmadhë, asnjë gjurmë nga stadiumi 'mitik' i Barcelonës

Punimet në Camp Nou

Barcelona ka vijuar me prishjen e "Camp Nou", stadiumit 'mitik' në të cilin janë fituar ndeshje të rëndësishme. Tanimë katalanasit janë duke prishur gjithçka, për të vijuar më pas me ndërtimin e një stadiumi dhe kompleksi modern në zonë.

Investimi do të kushtojë një miliardë e gjysmë euro, por Camp Nou do të bëhet një stadium modern që do të ofrojë rehati maksimale për vizitorët dhe do t'i ofrojë Barcelonës shumë më tepër mundësi për të rritur fitimet.

Puna ka nisur, ndërsa makineritë e ndërtimit tashmë kanë shembur një pjesë të stadiumit. Është krijuar një kantier ndërtimi në shkallë të gjerë, i cili vlerësohet të jetë në funksion për 18 muajt e ardhshëm. Rreth 250 punëtorë do të punojnë për rinovimin e stadiumit.

Barcelona pret që të jetë në gjendje të fillojë sezonin 2025/2026 në objektin e rinovuar. Deri atëherë, klubi do t'i luajë ndeshjet e tij në stadiumin Olimpik të Barcelonës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu