Në protestën e Partisë Demokratike në Parkun e Liqenit nuk munguan as incidentet. Një qytetar u afrua pranë protestuesve dhe u kërkoi atyre të mos i prishnin objektet pasi ata ishin ndërtuar me paratë që mblidhen nga taksat. 

Por kërkesa e tij ka bërë që disa nga protestuesit ta sulmonin atë me grushta e shkelma. Iniciatori, sic deshmojne pamjet e Report Tv, ishte ish-deputeti i Partisë Demokratike Ndriçim Babasi. Ai e ka qëlluar në fytyrë të riun. Ka pasuar ta qelloje edhe Pellumb Seferi, edhe ky ish-zyrtar i Bashkise ne kohen e Lulzim Bashes kryebashkiak me detyren e Drejtorit per çerdhet.

Ashtu siç ministri Tahiri reagoi duke larguar policin qe goditi protestuesen te dielen, a do te reagoje dhe PD ndaj Babasit dhe te tjereve qe qelluan nje qytetar qe thjesht kishte idee ndryshe?

cim babasi godet

cim babasi godet

cim babasi godet

cim babasi godet

Pas ish-deputetit, personi i cili kundërshtoi veprimet e protestuesve u godit edhe nga aktivistë të tjerë të Partisë Demokratike. Ndërkohë burime pranë PD-së, thanë për Shqiptarja.com se personi që u godit nga aktivistët ishte i "infiltruar" nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Nje argument qe gjitshesi nuk justifikon dhunen.