VIDEO/ Çfarë lidhje ka Gimi i 'Red Bull' me Kullën në Tiranë?! I pranishëm kur u shpall fituesi dhe vila ngjitur me Shkëlzen Berishën

Ndërtimi i një gradaçele në mes të Tiranës, gjithsej 65 kate, ka shkaktuar shumë debate në Tiranën politike, me akuza dhe kundërakuza për lidhje dhe favorizime politike. Gjithçka lidhet me debatin se kush është pronari i vërtetë e kësaj kulle? Kush financon dhe kush do të jetë përfituesi i madh i miliardave fitime?

Leja për kullën u firmos në mars të këtij viti, por ajo që atëherë u quajt qendra më e re multifunksionale “Mali i Tiranës” u shpall fitues si projekt më 1 tetor të 2022, në një aktivitet ku ishin të pranishëm mes të tjerëve juria ndërkombëtare, kryeministri Rama e drejtues të tjerë të institucioneve.

Por mes të pranishmëve në këtë video na shfaqet edhe një personazh shumë i njohur. Agim Zeqo, i njohur si ‘Gimja i Red Bull’, biznesmen i famshëm në Tiranë, është mes të pranishmëve në rresht të parë pas jurisë, i kënaqur dhe duke duartrokitur në momentin kur projekti triumfoi mes 5 kompanish në garë.

Menjëherë sapo drejtuesi i jurisë, arkitekti i famshëm italian, Stefano Boeri, njoftoi fitues projektin ‘Cebra’ Zeqo shihet shumë i lumtur për këtë vendim.

Duhet thënë se edhe me lejen e qeverisë vetë investitorët e kullës janë përzgjedhësit e arkitektëve që kanë paraqitur projektet.

Jo vetëm kaq por në fund të aktivitetit, kur të pranishmit bashkohen për një foto grupi, Agim Zeqo është aty, po në rresht të parë, në krah të kryetarit të jurisë dhe drejtuesve të tjerë që zgjodhën projektin fitues, siç mund të shikohet qartë në këtë video.

Është shumë e paqartë roli i tij në të gjithë këtë projekt. Pse duhet që një biznesmen si Agim Zeqo të ishte i pranishëm në këtë aktivitet? Pse duhet ta mbështeste projektin e ndërtimit të ‘Malit të Tiranës’? Pse duket kaq entuziast që ‘Cebra’ u shpall fituese dhe pse është ndër kryesoret në foton e grupit në fund të aktivitet? A është Agim Zeqo përfitues nga ndërtimi i kullës 65 kate në qendër të Tiranës? Cila është lidhja e tij me Ilir Shtufin, i cili rezulton pronar 91% të aksioneve të kompanisë Nova Construction 2012  që po e ndërton kullën.

Një fakt tjetër interesant është se Agim Zeqo ka një vilë në ‘Rolling Hills’ në Tiranë, ngjitur me vilen në pronësi të Ilir Shtufit ku jeton pikërisht Shkëlzen Berisha, djali i ish Kryeministrit Berisha, për të cilin ka gjithnjë e më shumë deklarata se është ai pronari i vërtetë i kullës.

Pra komshinjtë e luksit Berisha, Zeqo dhe Shtufi në një mënyrë apo tjetër janë të tre të lidhur me ‘Malin e Tiranës’. Vetë personazhet e lartpërmendura por sidomos institucionet hetimore në vend do të duhet ta sqarojnë sa më shpejt një pikëpyetje kaq të madhe.

Ndërkohë që duhet nënvizuar se gjithnjë ‘Gimi i Red Bull’ është konsideruar gjithnjë si një prej oligarkëve të parë të ‘Klanit Berisha’. Ka pasur indicie që ai ka ndërtuar në më shumë se një rast pallate në Tiranë së bashku me Ilir Shtufin. Por pamjet në video mesa duket tregojnë më shumë se sa një indicie, provën se Agim Zeqo ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në ndërtimin më fitimprurës në kryeqytet.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 11/08/2023 13:22

    Dessha te marr me qera nje apartament,por sa lexova keto dite gazetat e anullova.Dreqi e morì,thashe ,se mos me del komshi ne apartamentin prane ndonje i korrupruar i madh dhe do thone"Ja dhe kasemi i korrupruar,komshi me xy.Me mire nje kasolle ne pyll.

    Përgjigju
  • Bledi: 11/08/2023 09:07

    Merruni me kullën kush e ka dhe e kujt eshte. Po te gjith kane pjesën e tyre.

    Përgjigju
  • Iris: 11/08/2023 01:17

    Dhe ndersa ju humbni kohe duke vrare mendjen se kush qendron pas kulles,kulla po fillon te ndertohet dhe shkaterrimi i Tiranes vazhdon me shpejtesi te frikshme.Jeni vertete patetike! Me kujtoni nje pjese nga historia e Bizantit,prifterinjte,dhespotet e gjithe prelatet e kishes lindore po debatonin ethshem per dogmen fetare ndersa Konstandinopoli po binte ne duart e Mehmet Fatiut.Ndaloni ngritjen e kulles perfundimisht,pastaj hetoni kush qendron pas saj,mos humbni kohe!

    Përgjigju
  • Or tej: 10/08/2023 19:49

    Ky popull do dru e beton or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Cani: 10/08/2023 14:04

    Ky i gjati e kishte programin 1 pallat 1 vote. Tani e ka kthyer ne 1 kulle 1 pal zgjedhje

    Përgjigju
  • Red bull: 10/08/2023 12:45

    Jane bashke o njerez pd-ps.Me ministra me deputete me Oligarke me kriminela...eshte nje i fuqishem qe eshte nen hijen e ketyre

    Përgjigju
    • Zeni: 10/08/2023 13:34

      bye bye zeqir

    • Gazmend: 10/08/2023 13:10

      Po! 100000% Vertet!

  • Kledi: 10/08/2023 12:32

    Gim Zeqo eshte fitues se bashku Ilir Shtufin dhe te megahotelit ne Korce qe do ndertohet se shpejt! Jane bashkeortake hajdut ne kete biznes

    Përgjigju
  • Gjergj: 10/08/2023 12:22

    Njè mal me pyetje, natyrisht pa pèrgjigje. Nèse nuk e kini vetèm pèr tymnajè, dikush duhet ti adresohet SPAK. Ata, janè organi i specializuar pèr tu dhènè pèrgjigje, pyetjeve tè kètij lloji. Me atè rast, shpèton mbase edhe urbanistika e Tiranès, nga njè monstèr prej betoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja