Shkëlzen Berisha e pranon që banon te vila e Ilir Shtufit, pronarit të kullës ‘Mali i Tiranës’

Shkëlzen Berisha e pranon që banon te vila e Ilir Shtufit, pronarit të kullës ‘Mali i Tiranës’

Vila e Ilir Shtufit dhe Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas editorialit të gazetës TemA, në të cilin botuesi Mero Baze shkruan se ai banon në vilën e biznesmenit që do të ndërtojë kullën 64 kate në qendër të Tiranës. Në një reagim në Facebook, Shkëlzen Berisha pranon që jeton në vilën e Ilir Shtufit.

“Shpifja konsumon veten! Kjo u vërtetua edhe këto dite kur shpifja për financim kullash 100-katëshe e resortesh ne bregdet u kandis ne një qira shtëpie! Që kur jam kthyer në Shqipëri para 17-vjetësh kam zgjedhur te jetoj gjithmonë me qira! Përgjatë gjithë këtyre viteve, ku kam ndërruar tre herë banesë, njëlloj si shumica e qiramarrësve përveç qerasë nuk kam pasur asnjë marrëdhënie pune me qiradhënësit!

Përgjegjësia e qiramarrësit është te paguaje qiranë jo të kontrollojë punët, financat dhe bizneset e qiradhënësit. E njëjta gjë vlen dhe për banesën aktuale dhe pronarin e saj! Përtej tentativës që nga ortak në kullë, me bënë qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza ne  Peze e me pas tek Mihal Duri , i siguroj që qiranë e kam deklaruar e paguar me bankë sepse nuk kam patur fatin e Rames për ta paguar në natyrë apo me klering me leje ndërtimi!

Për financime kullash dhe resortesh shpifësit do kenë mundësi të përballen me shpifjet e tyre në gjykatë! Sa për Ramën që përmes tualeteve të tij mediatike thotë se për kullat që ai dhe Veliaj firmosin si të ishin “shërbëtoret” e mi te bindur, fajin e ka Shkëlzenin, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Ilir Shtufi është biznesmeni që do të ndërtojë gradacelën që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 11/08/2023 09:02

    Mire po e kuptojmeqe Berishat si familjeqenkan te korruptuar, po e kuptojme qe Shkelzeni paska vilen n rezortin e njerit nga ortaket qe do ngrejne kullen por nuk po kuptoj se kete leje per kullen ky Shkelzeni e ka marre kur ishte ne pushtet Berisha apo tani qe ne pushtet eshte Rama sepse asnje nuk thote nje fjale qe ne kete mes se bashke me Berishen te korruptuar jane edhe Rama ,edhe Erjon Veliaj!

    Përgjigju
    • Or tej: 11/08/2023 10:53

      Rama nuk ka faj sepse eshte i pavetedijshem or teeeejjjjj

  • Tata: 10/08/2023 11:08

    Interesant,kushedi nga i vijne bankes keta pagesa. Se mos eshte nje pastrim i mire me keste mujore nga dikush?????

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 10/08/2023 09:27

    Deri ne 1991 Blloku ishte perballe kryeministrise ku jetonin Bllokmenet ndersa tani Blloku eshte shperndare ne tere Shqiperine duke filluar qe nga Kodra e Diellit Gjiri i Lalzit Vlore Sarande ku jetojne neobllokmenet pasardhesit e bllokmeneve te dikurshem me vila bodyguarde si dikur eterit e tyre.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 10/08/2023 09:03

    Shkelzen djali KAPRICOT e politikaneve ti I din shume more se yt ate e beri i pari por mos harro se dhe ky i gjati nuk eshte me pak se yt ate dhe per kaprico edhe ky e ben por me nje ndryshim nga viti 2005 i tyteti me 2023 i ketij te gjatit,kjo i fundit do te dhembi edhe me shume plus NON GRATA qe ka per te ndjek gjith jeten tate dhe te familjes.

    Përgjigju
  • uloku: 10/08/2023 08:26

    moa lejoni te behet kulla,,dhe sekustroni vilen e saliut ne tirane dhe lalez,,po ashtu merrni vilat e edi rames dhe ilir metes dhe kalojani shtetit...

    Përgjigju
  • Zeni: 10/08/2023 08:05

    emri ne rreth qe po trazon politiken ne gusht

    Përgjigju
  • Honi: 10/08/2023 05:14

    Mire, e morem vesh per kete te korruptuarin. Tani, do merreni pak me prishjen e lulishtes ju by th qi ra?

    Përgjigju
  • Iris: 10/08/2023 02:19

    Prandaj bene greve urie studentet e minatoret,prandaj u vrane 4 veta ne Shkoder,prandaj te burgosurit politike vuajten e u denuan me vite te tera.Te gjithe ketyre u ishin merzitur bllokmenet e vjeter e donin t'i zevendesonin me bllokmene te rinj,vetem se keta zengjinjet e rinj nuk kane me vilat e vogla te bllokmeneve te vjeter,jooo,keta kane saraje bejleresh e pallate te denja per princer e mbreter!!

    Përgjigju
    • Qirje Sali: 10/08/2023 09:24

      Mos ja u vini re

  • Media: 10/08/2023 01:18

    Lajm i paguar as nga pozita as nga opozita për bar për popullin

    Përgjigju
  • Zenuni: 10/08/2023 00:12

    E mer Zen, sa i paska vajt gjiksi Armines. Kujdes mos mbytesh.

    Përgjigju
  • Mario: 09/08/2023 23:28

    e cuditshme qe qiradhenesit qe Shkelzeni u paguan qerane ne banke prej 17 vitesh qellojne te marrin tendera dhe kulla e resorte ne sarande madje edhe te lidhur ne fis me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'