VIDEO/ Çfarë u zbulua në veri të Gazës? Ushtria izraelite publikon pamjet e tuneleve nëntokësore të Hamasit

VIDEO/ Çfarë u zbulua në veri të Gazës? Ushtria izraelite publikon pamjet e tuneleve nëntokësore të Hamasit

Pamje nga tunelet e fshehura të grupeve terroriste

1699196055_vv1.jpg

Pamje nga tunelet nëntokësore të Hamasit

Pas 30 ditësh lufte, Izraeli vazhdoi sulmin brutal ndaj Hamasit gjatë natës, me avionët e IDF-së që goditën një 'bazë terroriste', trupat që luftonin militantët në 'lagjet e afërta' dhe çmontuan një pjesë të rrjetit të tuneleve të grupit në Gazën veriore.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale të IDF-së zbuloi gjithashtu se ata zbulonin tunelet e fshehura të një prej grupeve terroriste, të konsideruara prej kohësh si një sfidë kryesore e sigurisë, e përdorur në të kaluarën për kontrabandë dhe inkursione në Izrael, si dhe një pengesë serioze për forcat izraelite që përpiqen të veprojnë në Gaza. 

“Derisa Hamasi po pengon largimin e civilëve në pjesën jugore të Rripit të Gazës, militantët po fshihen brenda rrjetit të tuneleve nëntokësore”, thuhet në postimin e IDF-së në platformën X.

Në kuadër të këtij operacioni izraelitët kanë publikuar pamjet e hyrjeve në tunele ku ka ndërhyrja IDF-ja. Ndërkohë edhe sot kanë vazhduar sulmet ajrore, tokësore dhe nga deti nga ana e ushtrisë izraelite, duke pranuar se kanë goditur mijëra objektiva të Hamasit, raporton Daily Mail.

Më shumë se 240 pengje izraelitë dhe të huaj u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, thonë zyrtarët, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë propozimet për një armëpushim derisa grupi islamik t'i lirojë të gjithë.

Izraeli tha të enjten se kishte goditur 12,000 objektiva në të gjithë Gazën gjatë luftës, një nga fushatat më të ashpra të bombardimeve në kujtimet e fundit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 9,480 banorë të Gazës, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite dhe intensifikimin e fushatës tokësore.

Në sulmin e fundit në Gaza, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se një bombardim izraelit në kampin e refugjatëve Al-Maghazi të shtunën vonë vrau 30 njerëz.

“Një sulm ajror izraelit shënjestroi shtëpinë e fqinjëve të mi në kampin Al-Maghazi, shtëpia ime fqinje u shemb pjesërisht”, tha Mohammed Alaloul, 37 vjeç, një gazetar që punon për Agjencinë Turke Anadolu. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës