Në 'Stamford Bridge' të Londrës vendasit e Chelseat pësuan humbjen e gjashtë radhazi. Këtë herë 'Blutë' u mposhtën 1-3 nga Nottingham, duke treguar se janë 'pa busull' në këtë fund sezoni, me garat evropiane që duken të pamundura për t'u arritur kur duhen edhe tre javë nga fundi i sezonit. Nottingham shënoi tre herë me dopietën e Awoniyi dhe golin e Igor Jesus (11 metërsh). Cole Palmer kishte mundësi të rihapte ndeshjen, por sulmuesi i Chelsea gaboi penalltinë në fundin e pjesës së parë. Chelsea me 48 pikë mbetet në vendin e nëntë.






