Champions League ka zhvilluar tetë duelet e para për raundin e pestë në grupe. Rezultate surprizë mbrëmjen e së martës, me Juventus që ka humbur 4-3 me Benficën në Portugali, duke dalë nga gara për të kaluar në fazën me eleminim të Champions. PSG fitoi 7-2 me Macabi Haifa, duke qenë në krye të grupit me Benfica, me dy skuadrat që kalojnë më tej.
Milan ia ka dalë që të fitojë 0-4 me D. Zagreb në Kroaci. Golat e Gabbia, Leao, Giroud dhe autogoli i Ljubicic vendosën tri pikët për kuqezinjtë. Milan me shtatë pikë mban vendin e dytë në grup, tre më pak se Chelsea kryesues. Ndeshja e fundit me Salzburg do vendosë fatet për vendin e dytë.
PSG fitoi thellë 7-2 me Macabi Haifa. Parisienët luajtën tenis me izraelitët, duke qenë në krye të grupit H dhe së bashku me Benficën vijojnë më tej, ndërkohë që Juventus nuk kalon as grupet.
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Gjermania, aty ku Leipzig fitoi 3-2 me Real Madrid. Golat e Gvardiol, Nkunku dhe Uerner zhvlerësuan golat e Junior dhe Rodrygo. Real me 10 pikë mban kreun e grupit F, ndërsa Leipzig me nëntë pikë mban vendin e dytë. Real kalon në fazën e radhës. Në ndeshjet e tjera, Celtic barazoi 1-1 me Shakhtar dhe Dortmund 0-0 Manchester City.
Rezultatet:
18:45
Salzburg 1-2 Chelsea (Adamu 48' / Kovacic 23', Havertz 64')
Sevilla 3-0 Copenhagen (En Nesyri 61', Isco 88', Montiel 90+2')
21:00
Benfica 4 - 3 Juventus (Silva 17', Joao Mario 28' (p), Rafa Silva 35', 51' / Vlahovic 22', Milik 77', McKennie 79')
Celtic 1 - 1 Shakhtar Donetsk (Giakoumakis 34' / Mydryk 58')
D. Zagreb 0 - 4 Milan (Gabbia 40'. Leao 49', Giroud 59' (p), Ljubicic 69' (aut) )
Dortmund 0 - 0 Manchester City
PSG 7 - 2 Macabi Haifa (Messi 19', 45', Mbappe 32', 64', Neymar 35', Goldberg 67' (aut)), Soler 84' / Seck 38', 50')
Leipzig 3 - 2 Real Madrid (Gvardiol 13', Nkunku 18', Uerner 81' / Vinicius Junior 42', Rodrygo 90+4')
PSG fitoi thellë 7-2 me Macabi Haifa në Champions League. Parisienët luajtën tenis me izraelitët, duke qenë në krye të grupit H dhe së bashku me Benficën vijojnë më tej, ndërkohë që Juventus nuk kalon as grupet.
PSG 7 - 2 Macabi Haifa (Messi 19', 45', Mbappe 32', 64', Neymar 35', Goldberg 67' (aut)), Soler 84' / Seck 38', 50')
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Gjermania, aty ku Leipzig fitoi 3-2 me Real Madrid. Golat e Gvardiol, Nkunku dhe Uerner zhvlerësuan golin e Junior dhe Rodrygo. Real me 10 pikë mban kreun e grupit F, ndërsa Leipzig me nëntë pikë mban vendin e dytë. Real kalon në fazën e radhës.
Leipzig 3 - 2 Real Madrid (Gvardiol 13', Nkunku 18', Uerner 81' / Vinicius Junior 42', Rodrygo 90+4')
Milan ia ka dalë që të fitojë 0-4 me D. Zagreb në Kroaci. Golat e Gabbia, Leao, Giroud dhe autogoli i Ljubicic vendosën tri pikët për kuqezinjtë. Milan me shtatë pikë mban vendin e dytë në grup, tre më pak se Chelsea kryesues. Ndeshja e fundit me Salzburg do vendosë fatet për vendin e dytë.
D. Zagreb 0 - 4 Milan (Gabbia 40'. Leao 49', Giroud 59' (p), Ljubicic 69' (aut) )
Champions League ka zhvilluar tetë duelet e para për raundin e pestë në grupe. Rezultate surprizë mbrëmjen e së martës, me Juventus që ka humbur 4-3 me Benficën në Portugali, duke dalë nga gara për të kaluar në fazën me eleminim të Champions. PSG fitoi 7-2 me Macabi Haifa, duke qenë në krye të grupit me Benfica, me dy skuadrat që kalojnë më tej.
Benfica 4 - 3 Juventus (Silva 17', Joao Mario 28' (p), Rafa Silva 35', 51' / Vlahovic 22', Milik 77', McKennie 79')
PSG po fiton 4-1 me Macabi Haifa në Champions League, duke qenë 45 minuta larg kualifikimit. Dueli është dominuar nga skuadra franceze, që ka parë Messin të shënojë dopietë. "Pleshti" hapi sfidën në minutën e 19 me një supergol. Kontrolli i topit në zonë dhe e jashtmja preçize shtangën Cohen në portë. Messi shënoi sërish në të 45, teksa më herët Mbappe dhe Neymar kishin tundur rrjetën.
Chelsea fitoi 1-2 në transfertë me Salzburg në Champions League, duke marrë kreun e grupit dhe siguruar kualifikimin për në fazën me eleminim direkt. Për Blutë në fushë u hodh edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 75, me djaloshin kuqezi që zëvendësoi Sterling në sulm. Notë 6.0 për Brojën, teksa lojtari më i mirë te Chelsea ishte Thiago Silva me 7.9 dhe Kovacic me 7.8.
Champions League ka zhvilluar dy sfidat e para të mbrëmjes. Në Spanjë, Sevilla fitoi 3-0 kundër Copenhagen. Golat për andaluzët u shënuan pjesën e dytë nga En Nesyri, Isco dhe Montiel. Në grupin G, Sevilla shkon në kuotën e 5 pikëve në vendin e pestë, teksa Copenhagen me dy pikë në fundin e tabelës.
Champions League ka zhvilluar dy sfidat e para të mbrëmjes. Në 18:45 Chelsea fitoi në transfertë 1-2 me Salzburg. Në Austri, Chelsea i Potter iu fal golave të Kovacic dhe Havertz për të marrë kreun e grupit. Blutë do e zhbllokonin shpejt sfidën në minutën e 23 me Kovacic, para se Adamu katër minuta pas pjesës së dytë të vendoste ekuilibrin. Në të 64 minutë Havertz me një perlë siguroi fitoren e Chelsea. Me 10 pikë, Chelsea mban vendin e parë në grupin E, teksa Salzburg ka gjashtë pikë. 15 minuta në këtë duel edhe për Brojën, që zëvendësoi Sterling.