VIDEO/ City shkatërron Liverpulin,
dëmtohet rëndë portieri,ndalet Reali

VIDEO/ City shkatërron Liverpulin,<br />dëmtohet rëndë portieri,ndalet Reali
Reali i Madridit është ndalur në barazimin e dytë radhazi në kampionat.
 
Pas Valencias, këtë herë ekipi i Zidane ka barazuar me Levanten 1-1 në shtëpi duke humbur dy pikë shumë të rëndësishme.
 
Në tre ndeshjet e fundit, kampionët në fuqi kanë humbur katër pikë, ndërsa nëse Barcelona do të fitojë sonte do të fillonte shkëputjen.
 
Në Angli, Manchester City ka shkatërruar ekipin e Liverpulit 5-0 duke tronditur të kuqtë dhe trajnerin Klop.
 
Vendasit ishin superiorë, por vendimtar ishte edhe fakti që Mane u largua me karton të kuq në fund të pjesës së parë pas një ndërhyrje të rëndë ndaj portierit kundërshtar Ederson Moraes, i cili u largua me barelë nga fusha.  
 
Golat për ekipin e City-t u shënuan dy nga Jesus, dy nga Leroy Sane dhe Aguero. 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK