ITALI - Një incident i pakëndshëm ndodhi në tribunat e stadiumit në ndeshjen e Serie B midis Carrarese dhe Catanzaro (3-3). Në fund të sfidës, e cila përfundoi me një penallti të thyer në gol pas një rishikimi të VAR, shefi i gjyqtarëve të futbollit në Itali, Gianluca Rocchi, i cili ishte në tribuna për ndeshjen, u ofendua nga tifozët e ekipit vendas.

Midis britmave dhe gjesteve provokuese si hedhja e kartëmonedhave, tensionet u rritën në nivele të rrezikshme, duke e përshkallëzuar mosmarrëveshjen verbale në një përleshje të mundshme fizike, e cila u shmang vetëm nga ndërhyrja në kohë e policisë. Ish-arbitri u detyrua kështu të largohej nga stadiumi i shoqëruar nga forcat e rendit, duke lënë pas atmosferën e nxehtë.

Të shumta kanë qenë revoltat e tifozëve gjatë javëve të fundit në Itali, kjo nisur nga gabimet e arbitrave edhe pse ekziston sistemi VAR.