Mero Baze ka ironizuar deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha i cili akuzoi Departamentin Amerikan të Shtetit se i është dorëzuar lobimit të George Soros me 10 milionë euro, për të emëruar për Donald Lu, si ambasadorin amerikan në Uzbekistan.

Analisti Mero Baze përmes një postimi me nota humori thotë: “Merreni me mend sa ka paguar Donald Lu që të bëhej Nën-Sekretari i Shtetit”, post të cilin diplomati i lartë amerikan e ka marrë së fundmi.

 “Departamenti amerikan i shtetit e shet një vend ambasadori 10 milionë euro. Akuza vjen nga Sali Berisha për emërimin e Donald Lu si ambasador i SHBA në Uzbekistan. Para një jave ambasadori Lu është emëruar nënsekretar Shteti. Merreni me mend sa duhet të ketë paguar për këtë post sipas Berishës…Kështu është kur çmimet e gjobave të Zenit i konverton për administratën amerikane”, shkruan Baze./TemA