VIDEO/ 'Dashninë tënde zemra kurrë s'ka me harrue', një ditë para ndeshjes tifozët e Kombëtares 'djegin' Dortmundin

Nesër në orën 21:00 në Dortmund luhet Itali - Shqipëri, ndeshja e vlefshme për Grupin B të finaleve të Euro 2024. Gjithë vëmendja është në "Iduna Park", me impiantin që pritet të ketë afro 50 mijë shqiptarë.

Kuqezinjtë do kenë një mbështetje të madhe në stadium, me festën që ka nisur shqip 24 orë përpara ndeshjes. Në pamje duket qartë se qindra tifozë kuqezinj janë duke gëzuar në Dortmund, teksa nuk kanë munguar këngët patriotike.

Shqipëria e nis aventurën në Europianin 2024 kundër Italisë më 15 qershor në orën 21:00 në "Iduna Park" të Dortmundit, ndërsa kalendari vijon me Kroacinë më 19 qershor (15:00) dhe Spanjën më 24 qershor (21:00).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati Rrence: 14/06/2024 21:59

    Italianve duhet me ju fut I gol nga larg ose Asani ose Bajrami 1-0 tre pikshin ne xhep edhe bay-bay

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve