'Minuta Zero' në Report Tv, fillon emisioni i Euro 2024! Rraklli: Shqiptarët bëjnë atmosferën! Andrea Marko: Gjermania grup të kalueshëm, vlen historia

'Minuta Zero' në Report Tv, fillon emisioni i Euro 2024! Rraklli: Shqiptarët bëjnë atmosferën! Andrea Marko: Gjermania grup të kalueshëm, vlen historia

'Minuta Zero' në Report Tv

Nisi rrugëtimin sot në Report Tv emisioni më i ri i cili i dedikohet Europianit 2024 që zhvillohet në Gjermani. Nga sot, çdo ditë ora 19:45, "Minuta Zero" në Report TV me Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun. Ndërkohë që takime të përditshme do ketë edhe në orën 14:30 dhe 17:30.

Euro 2024 protagoniste janë ngjyrat kuqezi të Kombëtares sonë. Ne në "Minuta 0" ju sjellim gjithcka; informacione, analiza, të ftuar, lidhje të drejtpërdrejta nga Gjermania dhe zonat e tifozëve.

Detajet më të fundit dhe lajmet në lidhje me Euro 2024, për Kombëtaren dhe të gjitha ekipet e tjera, gjithashtu dhe rezultatet në kohë reale do i gjeni në Shqiptarja.com. Të ftuar në studio ishin Andrea Marku dhe Erinda Kume, teksa në lidhje direkte nga Gjermania folën ish-sulmuesi Altin Rraklli dhe gazetari Ernest Koçi. Dueli hapës i sotëm Gjermani - Skoci (21:00) u komentua në studio.

I ftuar në studio gjatë puntatës së parë, specialisti i futbollit, Andrea Marko ka thënë se Gjermania e ka grupin të kalueshëm.

"Gjermania ka një grup të kalueshëm, e ka mundur Skocinë në ndeshjet e fundit. Unë jam tifoz me Anglinë, por dua futbollin e bukur. Kemi mbetur me shprehjen 'It's coming home'. Historia ka vlerë në këtë ndeshje, Skocia ka fituar për herë të fundit kundër gjermanëve në 1999", tha Marko.

Nga Gjermania, gazetari i Report Tv, Ernest Koçi tha se sapo zbritën nga avioni u pritën mirë. Në avionin e nisur këtë pasdite nga "Nënë Tereza" të shumtë ishin tifozët e Kombëtares që udhëtonin për në Dortmund, ku nesër në 21:00 luhet Itali - Shqipëri në Grupin B.

"Urojmë të qëndrojmë sa më gjatë. Tifozët kërkojnë që të jenë më gjatë. Ndodhem në Meminghem, do shkojmë në Dortmund ku atmosfera kuqezi do jetë e zjarrtë. Në avion, gjatë udhëtimit ishin të shumtë tifozët kuqezi që udhëtuan nga Tirana. Në qytetin ku jemi ka organizim për ndeshjen hapëse të Gjermanisë. Kishte mikpritje të madhe sa shkelëm këtu, edhe policët na pyetën dhe na pritën mirë", tha Ernest Koçi.

Ndërkohë, ish-sulmuesi Altin Rraklli foli nga Gjermania për "Minuta 0", që zbuloi se ka nisur punë si drejtor sportiv në një klub gjerman. Më pas Rraklli analizoi edhe Euro 2024.

"Në Gjermani atmosfera është e madhe, këtu entuziazmin e bëjnë të huajt. Shqiptarët po bëjnë spektakël, e kemi traditë këtë ne. Kjo ka një "kleçkë", se ne e bëjmë festën para ndeshjes dhe nuk ka ecën pastaj. Shpresoj që nesër të festojmë në fund. Shqipëria barazon nesër 1-1 me Italinë.

Gjermani - Skoci? Jam skeptik për Gjermaninë. Janë tre lojtarë të rinj, edhe Kross i kthyer. Uirtz më duket "i lodhur" gjatë kampionatit me Leverkusen. Kam pikëpyetjet e mia për ta. Skocia është e sikletshme si kundërshtar, por jo shumë e fortë", tha Rraklli.

Gjyqtarja Erinda Kume tha rregulli i ri i UEFA që nuk lejon shumë protesta, përveç kapitenëve, do bëjë të ketë më shumë lojë efektive.

"UEFA çdo vit e rregullon lojën duke bërë që mos ketë shumë ndalesa. Sa i takon rregullit për shumë protesta, është gjë e mirë që vetëm kapiteni shkon te arbitri dhe kërkon llogari, kjo me komunikimin e duhur. Kapiteni ka përgjegjësi për ekipin e vet, kjo e kontrollon. Clement Turpin që gjykon sot Gjermani - Skoci është nga më të mirët.

Nisja e karrierës - Kam pasur qejf të luaja futboll, e kam nisur që në 2010 karrierën e gjyqtares dhe kemi arritur në nivele ndërkombëtare. Nuk na trembin lojtarët, e kemi më të thjeshtë të gjykojmë lojën e djemve", tha Erinda Kume.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
Altin Rraklli në 'Minuta Zero' në Report Tv: Shqiptarët bëjnë atmosferën, mos festojmë vetëm para ndeshjes! Skeptik për Gjermaninë


Ish-sulmuesi Altin Rraklli foli nga Gjermania për "Minuta Zero", që zbuloi se ka nisur punë si drejtor sportiv në një klub gjerman. Më pas Rraklli analizoi edhe Euro 2024.

"Në Gjermani atmosfera është e madhe, këtu entuziazmin e bëjnë të huajt. Shqiptarët po bëjnë spektakël, e kemi traditë këtë ne. Kjo ka një "kleçkë", se ne e bëjmë festën para ndeshjes dhe nuk ka ecën pastaj. Shpresoj që nesër të festojmë në fund.

Gjermani - Skoci? Jam skeptik për Gjermaninë. Janë tre lojtarë të rinj, edhe Kross i kthyer. Uirtz më duket "i lodhur" gjatë kampionatit me Leverkusen. Kam pikëpyetjet e mia për ta. Skocia është e sikletshme si kundërshtar, por jo shumë e fortë", tha Rraklli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja