VIDEO/Dëmtim i frikshëm për Torres
humbet ndjenjat në fushën e blertë

VIDEO/Dëmtim i frikshëm për Torres<br />humbet ndjenjat në fushën e blertë
Fernando Torres pësoi një dëmtim mjaft të rëndë në ndëshjen e La Liga-s, Deportivo La Coruna - Atletico Madrid.

Në minutën e '83 të takimit, pas një dueli në ajër me një lojtar kundërshtar, "El Nino" përplasi kokën në tokë dhe mbeti disa minuta pa ndjenja. Momenti paniku, ndërsa futbollistët e të dyja ekipeve i kap paniku. 

Ishin shokët e skuadrës të cilët vrapuan me shpejtësi për ta ndihmuar bashkë me mjekët, ndërsa i nxorën gjuhën lojtarit për t’i liruar frymëmarrjen. Ky ishte edhe momenti kur lojtari u përmend, duke shmangur kështu një tragjedi në futboll. 

Ai u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit. Mediat spanjolle raportojnë se gjendja shëndetësore e Torresit është jashtë rrezikut për jetën. 

Rezultati i ndeshjes u mbyll 1:1 me vendasit të cilët kaluan në avantazh me anë të Andone në minutën e 13, ndërsa Griezmann barazoi shifrat në të '68-ën. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor